Një grua është plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se këmbësorja është përplasur nga një mjet dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi ka pësuar fraktura në trup.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen shkaqeve të aksidentit në rrugën transballkanike në Vlorë këtë mbrëmje
NJOFTIMI I PLOTË:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.