Makina përplas biçiklistin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja - Gazeta Express
string(69) "makina-perplas-biciklistin-ne-tirane-shoferi-largohet-nga-vendngjarja"

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 14:54

Makina përplas biçiklistin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 14:54

Një 48-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë dhe ka përfunduar në spital.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë në Tiranë. I plagosuri me inciale B.Gj. 48 vjeç po mbahet nën kujdesin e mjekëve.Sipas policisë, ai u përplas nga një makinë tip Benz, drejtuesi i të cilit nuk është identifikuar ende. Shoferi u largua nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.