Makina përplas biçiklistin në Shkodër, plagoset 59 vjeçari - Gazeta Express
string(57) "makina-perplas-biciklistin-ne-shkoder-plagoset-59-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

17/12/2022 19:37

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, plagoset 59 vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

17/12/2022 19:37

Një makinë ka përplasur një biçikletë mbrëmjen e sotme në rrugë Shkodër- Koplik në fshatin Shtoj i Ri.

Blutë bëjnë me dije se nga përplasja ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i biçikletës, shtetasi A.M 59 vjeç. 59-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shtetasin A. M. 59 vjeç, i cili levizte me biçikletë.

Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement