string(69) "makina-merr-flake-ne-ecje-shpetojne-mrekullisht-shoferi-dhe-pasagjeri"

Shqiperi

Gazeta Express

25/05/2025 10:17

Makina merr flakë në ecje, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

Shqiperi

Gazeta Express

25/05/2025 10:17

Një automjet tip “ Land Rover” në ecje është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në aksin Fier- Lushnje.

Në vendin e quajtur “ Vajkan” , shoferi dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse tërësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.