Makina i merr jetën një gruaje në Malësi të Madhe - Gazeta Express
string(49) "makina-i-merr-jeten-nje-gruaje-ne-malesi-te-madhe"

Gazeta Express

16/02/2020 21:32

Makina i merr jetën një gruaje në Malësi të Madhe

Gazeta Express

16/02/2020 21:32

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Malësinë e Madhe. Një makinë ka përplasur një 49 vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Fjala është për shtetasen me inicialet A.Ç, me origjinë nga Kopliku.

Lexo Edhe:

“Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia./Express