Majmunët “haraçexhinj”: ta marrin telefonin, s’ta kthejnë pa u dhënë ushqim - Gazeta Express
string(70) "majmunet-haracexhinj-ta-marrin-telefonin-sta-kthejne-pa-u-dhene-ushqim"

Majmunët “haraçexhinj”: ta marrin telefonin, s’ta kthejnë pa u dhënë ushqim

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 9:53

Në tempullin Uluwatu në Bali, majmunët bëjnë biznes. Këto kafshë kanë krijuar famë negative për vjedhjen e gjërave me vlerë nga turistët dhe kthimin e tyre vetëm atëherë kur u ofrohet ushqim.

Shkencëtarët kanë zbuluar se këta majmunë gjithashtu janë të aftë për të gjykuar se cilat gjëra i çmohen më shumë nga viktimat e tyre dhe i përdorin këto të dhëna që të përfitojnë sa më shumë për vete, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këta majmunë preferojnë që të grabisin gjëra që besojnë se njerëzit janë të gatshëm të ofrojnë ushqim për to, siç janë pajisjet elektronike, e jo objektet për të cilat turistët do të mërziteshin më pak, siç janë çantat boshe të aparateve fotografike, thotë Dr. Jean-Baptiste Leca, profesor i departamentit të psikologjisë në Universitetin Lethbridge në Kanada dhe autor i studimit.

Në mesin e objekteve që janë cak i këtyre majmunëve janë kuletat, telefonat celularë dhe syzet. “Majmunët janë bërë ekspertë të vjedhjeve të gjërave nga turistët e pakujdesshëm, të cilët nuk i kanë zbatuar këshillat e stafit të tempullit që t’i mbajnë të gjitha gjërat e vlefshme në çanta të mbyllura, të ngjitura fort për qafe apo për shpine”, shton ky profesor.

Pasi i kaluan 273 ditë duke i incizuar veprimet e majmunëve ndaj vizitorëve të tempullit, hulumtuesit zbuluan se majmunët kërkonin shpërblime më të mira, siç është ushqimi më i shumtë, për kthimin e gjërave që kishin më shumë vlerë.

“Mosmarrëveshja” mes një majmuni rrëmbyes, një turisti dhe një anëtari të stafit të tempullit shpesh zgjaste disa minuta. Pritja më e gjatë e një turisti për kthimin e një objekti të vjedhur nga majmuni ishte 25 minuta, përfshirë 17 minuta “negociata”. Për gjëra me vlerë më të vogël, majmunët pranonin t’i dorëzonin ato në këmbim të një shpërblimi gjithashtu më të vogël.