Majlinda e Akili, bajraktarë të Kosovës në ceremoninë hapëse të Olimpiadës - Gazeta Express
string(73) "majlinda-e-akili-bajraktare-te-kosoves-ne-ceremonine-hapese-te-olimpiades"

Sporte tjera

Moral Pozhegu

16/07/2021 14:19

Majlinda e Akili, bajraktarë të Kosovës në ceremoninë hapëse të Olimpiadës

Sporte tjera

Moral Pozhegu

16/07/2021 14:19

Dy xhudistët do t’i prijnë ekipit olimpik kosovar në ceremoninë hapëse të “Tokyo 2020”, që do të mbahet më 23 korrik. E në ceremoninë mbyllëse, bajraktar do të jetë mundësi Egzon Shala

Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Republikës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Për shkak të barazisë gjinore, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që në ceremoninë hapëse bajraktarë të jenë dy sportistë të gjinive të ndryshme.

Kampionia olimpike e kishte bartur flamurin edhe në ceremoninë hapëse të Olimpiadës së Rios, pesë vjet më parë, shkruan Gazeta Express. Ndërsa, tash këtë privilegj do ta ketë edhe kampioni i Evropës në xhudo.

Ceremonia hapëse bëhet më 23 korrik në stadiumin olimpik të Tokios, me fillim prej orës 13:00 me kohën tonë lokale dhe në 20:00 me kohën lokale të Japonisë. Ndërkaq, në ceremoninë mbyllëse të Olimpiadës, bajraktar do të jetë mundësi Egzon Shala.

Siç dihet, Kosova do të marrë pjesë në “Tokyo 2020” me 11 garues, prej tyre 6 me norma olimpike dhe 5 me ftesa. Kosova synon ta fitojë së paku një medalje në Olimpiadën verore. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement