Këngëtari dhe reperi MAJK ka festuar dje ditëlindjen e djalit të tij Roarit
Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale ku e ka uruar djalin e tij për tre vjetorin e lindjes.
“Urime ditelindjen e 3-te zemra e babit ! Ti deshiroj te gjitha te mirat e ksaj bote. Te don Babi”, ka shkruar ai në një fotografi në të cilën është bashkë me djalin.
Atë e kanë uruar edhe reperë dhe këngëtarë të ndryshëm të Majk si: GhettoGeasy, Getinjo, Onat, etj.
Roar është fryt i një lidhje jashtëmartesore të Majk me modelen Majlinda Zeka. /GazetaExpress/