Majat antikë përdornin gur kristali për t’i mbrojtur dhëmbët nga infektimet - Gazeta Express
string(73) "majat-antik-perdornin-gur-kristali-per-ti-mbrojtur-dhembet-nga-infektimet"

Majat antikë përdornin gur kristali për t’i mbrojtur dhëmbët nga infektimet

Shneta tjera

Gazeta Express

24/05/2022 23:10

Harrojeni mbushjet e dhëmbët. Majat antik ngulnin në dhëmbë gurë kristali për të parandaluar kështu infeksionin dhe prishjen e dhëmbët, tregon studimi i fundit

Stomatologjia moderne mund të mësojë disa mësime nga fisi i Majave – pasi ata futnin në dhëmb kristale të gjelbra dhe të kaltra për të mbrojtur dhëmbët e tyre.

Mirëpo, gurët nuk ishin vetëm për dekorim. Ngjitësi i përdorur nga njerëzit antik mund të jetë përdorur për përfitime terapeutike, thotë një studim i kohëve të fundit.

Hulumtimi i udhëhequr nga Gloria Hernández-Bolio nga Cinvestav i Meksikës, zbuloi se disa nga këta izolues kishin veti antibakteriale.

Biokimistët dhe kolegët e saj nga Universiteti Autónoma de Yucatán, Universiteti i Harvardit dhe Universiteti Brown, kanë analizuar izoluesit në tetë dhëmb të gjetur nëpër harta arkeologjike të Perandorisë Maja, të viteve 200 dhe 900 të erës sonë.

Ata identifikuan 150 molekula organike që zakonisht gjenden në rrëshirat e bimëve, që janë përdorur për t’i lagur dhe si mjet ngjitës.

Popujt indigjenë të mezoamerikës besonin se fryma e tyre ishte një lidhje me hyjnoren, kështu që ata lëmonin dhe mbushnin dhëmbët e tyre për t’i “pastruar” ata.

Dentistët e tyre do të hapnin vrima nëpër smalt dhe në gdhendin para se të ngjitnin gurët e çmuar me një ngjitës të fortë dhe të qëndrueshëm.

Analizat e mëparshme të këtij ngjitësi të bëra më 1971 gjetën materiale inorganike, të ngjashëm me çimenton, dhe hidroksioapatitë, një mineral i marrë nga dhëmbët dhe kockat e bluara.

Këto ndihmon që ngjitësi të jetë i fortë, por ata nuk kishin të dhëna për ngjitësin.

Hernández-Bolio zbuloi se shumë nga ngjitësit ishin gurë kristalor të bruzit apo piritit me përbërës rrëshira e pishës.

Hulumtimet tregojnë që ekstrakti i pishës mund të luftojë bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe kanë ndihmuar në shëndetin oral të njerëzve antik që në atë kohë jetonin në vendet që tani njihet si Guatemala, Belize dhe Meksika.

Dy nga dhëmbët kishin përmbajtje të sclareolidit, por ka përbërje të salvias që kishte përbërje antibakteriale dhe antikërpudhore.

Sclareolide përdoret edhe sot si aromatik, por po ashtu edhe si një suplement për të humbur peshë.

Shkencëtarët mendojnë së përbërja e “ngjitësve” ndryshonte në bazë të vendit, duke sugjeruar që praktikuesit lokal kishin zhvilluar recetat e tyre.

Ngjitja e gurëve të kristalit nga rajoni i jashtëm i Copan, afër kufirit me Hondurasin dhe Guatemalën, përfshinte edhe përdorimin e vajrave esencial nga bimët e nenexhikut të kanë potencial antiflamator.

“Çdo përbërës ka një detyrë specifike”, tha Hernandez-Bolio për Science.org, transmeton GazetaExpress.

Populli i Majas ende i përdorin këto bimë për qëllime mjekësore, kështu që populli antik mund të kenë ditur edhe më shumë për efektet e tyre.

Mbreti i Majas i Palenques, Kʼinich Janaabʼ Pakal, besohet se kishte vdekur në vitin 612 të erës sonë në moshën 80 vjeçare me të gjithë dhëmbët e tij të shëndoshë që nuk kishin asnjë shenjë prishjeje.

Megjithatë, mbetjet mbresëlënëse që janë zbuluar në varrin e tij në Meksikën Jugore ishin në kushte aq të mirë saqë dukeshin se ato i takonin një burri 40 vjeçar apo më të ri.

Kjo ka shkaktuar pyetjen së nëse eshtrat në varrë ishin të tij?

Por, shkencëtarët thonë se mbreti kishte akces në ushqime më të buta, dhe më pak të forta së sa një njeri me jetë mesatare, kështu që dhëmbët e tij nuk kishin kontakt me objekte të forta.

Bioarkeologia dhe bashkëautorja e këtij studimi, Vera Tiesler beson që kjo mund të jetë një testament që populli Maja kishin njohuri të shkëlqyera dentare. /GazetaExpress/ Përktheu: Ardian Jasiqi/