Portieri i Milanit, Mike Maignan, u detyrua të largohej me barelë nga fusha në ndeshjen ndaj Udineses.
Maignan kishte një përplasje të ashpër në kokë me bashkëlojtarin e tij, Alex Jimenez, në pjesën e dytë.
Maignanit i humbi vetëdija dhe u detyrua të dërgohej me urgjencë në spital.
Mediumet italiane kanë raportuar se francezi Maignan është dërguar në spital me vetëdije.
Mësohet se Maignan do të vazhdojë me teste mjekësore për të kuptuar më hollësisht shkallën e lëndimit.
Milani e mposhti Udinesen me rezultatin e thellë, 4:0 në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Serie A.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...