Mahrez afër rinovimit të kontratës me Man Cityn - Gazeta Express
string(47) "mahrez-afer-rinovimit-te-kontrates-me-man-cityn"

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 10:20

Mahrez afër rinovimit të kontratës me Man Cityn

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 10:20

Riyad Mahrez dhe Manchester City janë afër zgjatjes së bashkëpunimit.

Reprezentuesi algjerian ishte ndër futbollistët më të mirë në sezonin e fundit dhe kjo pritet t’i shpërblehet nga kampionët e Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “90min”, Mahrez dhe Manchester City janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovim të kontratës.

Sulmuesi i krahut pritet të vazhdojë kontratën deri më 30 qershor 2025.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Riyad Mahrez u transferua te Manchester City në vitin 2018 nga Leicester City.

“Qytetarët” në atë kohë paguan 67,80 milionë euro për shërbimet e tij. /Gazeta Express/