Bardhyl Mahmuti, veprimtari i çështjes kombëtare, i ftuar në FRONTAL në T7 ka thënë se i ka bërë ftesë publikisht Dick Martyt për ballafaqim në cilindo universitet.
Mahmuti ka deklaruar edhe se ai Marty nuk ka bërë raporti, porse raportin e ka ‘‘përpiluar shërbimi sekret i Serbisë’’.
”Dick Martyt i kam dërguar librin tim asnjëherë nuk më është përgjigj që e ka marrë. Publikisht, i kam kërkuar një ballafaqim në cilindo universitet frankofon sepse edhe ai ka ligjëruar në gjuhën frënge. T’i konfrontojmë dhe t’i bindim të gjithë ata që do të jenë të pranishëm se, ju jeni një plagjiator nuk keni bërë raport por keni vënë emrin tuaj në një raport që e ka përpiluar shërbimi sekret i Serbisë. Publikisht pranoi të ballafaqohet me mua në një universitet, pasi ta lexoi librin. Masi i kam kërkuar e prita kohen e nevojshme, më shkruajti me tha që ‘’jam i sëmurë’’, i ike asaj, por kur shkoi në Strazburg me delegacioni serb, atëherë doli sheshit”, ka thënë ai mes tjerash.