string(40) "maguire-sdo-te-jete-me-kapiten-i-man-utd"

Futboll

Gazeta Express

09/07/2023 15:44

Maguire s’do të jetë më kapiten i Man Utd

Futboll

Gazeta Express

09/07/2023 15:44

Harry Maguire e ka humbur shiritin e kapitenit te Manchester United.

Qendërmbrojtësi anglez ishte kapiten i parë i “Djajve të Kuq” edicionin e kaluar, shkruan Gazeta Express.

Më vonë, 30-vjeçari e humbi edhe vendin e titullarit, pas gabimeve të njëpasnjëshme që bënte në fushën e lojës.

E sot, The Sun raporton se ai s’do të jetë kapiten i ekipit të drejtuar nga Ten Hag.

Madje, Maguire përflitet shumë që mund të largohet krejtësisht nga “Old Trafford”.