Magjia e ujëvarës së “zjarrtë” - Gazeta Express
string(28) "magjia-e-ujevares-se-zjarrte"

Magjia e ujëvarës së “zjarrtë”

Lajme

Gazeta Express

27/02/2021 14:20

Duket sikur llava po bie nga faqja e një mali, por në fakt është një iluzion optik, gjithsesi magjepsës. Fenomeni i rrallë, që quhet “rënia e zjarrit”, ndodh në Parkun Kombëtar “Yosemite” në Kaliforni, SHBA.

Ky fenomen ndodh në ujëvarë e quajtur “Bishti i kalit”, zakonisht në mes ose fund të shkurtit. Ujëvara është e vogël dhe zakonisht uji rrjedh vetëm në dimër. Por përgjatë disa ditëve në mes ose fund të shkurtrit perëndimi i diellit reflekton në ujëvarë dhe bën që uji të duket sikur është shndërruar në llavën e një vullkani.

Lexo Edhe:

Pamja spektakolare zakonisht tërheq mijëra vizitorë, por për shkak të pandemisë këtë vit autoritetet e Parkut Kombëtar kufizuan numrin e të pranishmëve.