Etno Fest kishte planifikuar të fillonte ditë më parë por për shkak të kushteve atmosferike festivali ishte shtyer nga organizatorët. Etno Fest në datat e reja do të mbahet prej 03 deri më 09 shtator.
Programi zyrtar i cili mbledh artistë e artdashës për shfaqje, ekspozita, diskutime etj, është si më poshtë:
03 SHTATOR, E SHTUNË.
18:30 – 19:30
Hapja solemne e festivalit
PERFORMANCË SKENIKO MUZIKORE E HAPJES SË FESTIVALIT
Program festiv me aktorë, piktorë, skulptorë, instrumentistë, vallëtarë dhe balerinë, të përcjellur me flautë nga Blenda Konxheli, çello nga Arbëreshë Ademi me performancë akrobacie dhe gjimnastikë ritmike nga Fiona Konxheli.
– Kori i fëmijëve & grave ” Okarina”
– Anila Hoxha – Gjermeni, soprano e Operas së Milanos në përcjellje nga Synjona Paplekaj.
– “Dasma e Nanës ” nga Arta Arifi në regji të Iliriana Arifit, me aktoren Sheqerie Buqaj, balerinët Vjollca Llugiqi dhe Fisnik Smani, me sopranon Urta Haziraj, Leufat Buçuku violinist dhe defatoret “Shamikuqet”.
EKSPOZITA
-Ekspozita të pikturave, skulpturave, grafikave, mozaiqeve dhe instalacioneve të cilat do të jenë të hapura nga data 03 – 09 Shtator.
-Suad Rama – ekspozitë e pikturave,
-Muslim Mulliqi – ekspozitë e vizatimeve.
-Fatmir Krypa – ekspozitë e grafikave.
-Butrint Morina – ekspozitë e skulpturave.
-Fatos Kabashi dhe Erëmira Belegu Deçani – ekspozitë e mozaikut.
-Nagip Tashi – ekspozitë e mozaikut me dru.
-Drenusha Zajmi Hoxha- ekspozitë e pikturave.
Artistët për artistët – ekspozitë kolektive dhe atelie të hapura të 30 artistëve figurativ me kurator Veton Gusia:
Musë Prelvukaj, grafikë; Skënder Idrizi, pikturë; Hajrush Fazliu, pikturë; Merita Munderizi Maloku, pikturë; Bardha Buza, pikturë; Vjosa Bujari, pikturë; Amire Demolli, pikturë; Agron Mulliqi, pikturë; Anton Krasniqi, pikturë; Naim Spahiu, pikturë; Haki Xhakli, pikturë; Amarilo Ruqi, pikturë; Albulena Bilalli, grafikë; Edmond Dhrami, pikturë; Sabri Behramaj, pikturë, skulpturë; Bardhyl Bejtullahu, pikturë; Flamur Miftari , pikturë; Haxhi Gjoni, skulpturë në miniaturë; Veton Gusia, pikturë. Fitore Rama, pikturë-performancë; Eli Gashi, pikturë-performancë; Rina Kumnova, pikturë-performancë; Valera Konxheli, pikturë; String Art; Magbule Xhemaili, pikturë; Zana Ramadani, pikturë; Donjeta Haziri, pikturë; Valera Konxheli, pikture; Doruntinë Berisha, vizatim në qarshaf; Sadije Maliqi, qendisje me gjylpanë.
-Stolisje e nuses Ilire nga Aziza Shefitagiq.
-Ekspozitë e fotografive nga Muzeu Etnografik i Kosovës.
-Ekspozitë e eksponateve nga Muzeu etnografik Kukaj.
-Punëtori të zejeve tradicionale në zhdukje.
ETNO PARTY
-“Nata e jareve shqiptare” me Anila Hoxha – Gjermeni, soprano e Operas së Milanos në përcjellje me piano nga Synjona Paplekaj.
– Me Federik Ndocin deri në orët e vona
04 SHTATOR, E DIELË
PUNËTORI KREATIVE, INSTALACIONE DHE KULINARI TRADICIONALE
ATELIE TË HAPURA
10:30-18:00
-Nga skulptori Butrint Morina, artistëve të mozaikut Fatos Kabashi, Ermira Belegu Deçani dhe Nagip Tashi si dhe nga grupi: “Artistët për Artitstet” të përcjellura me flautë nga Blenda Kongjeli, me qello nga Arbëreshë Ademi dhe me lahutë nga Nazmi Hajdari.
-Kulinari tradicionale në proces interaktiv me publikun,
ZONA E DEBATIT
17:30-18:30
-Dashuria dhe erotika në këngët e vjetra shqiptare.
-Promovimi i librit “Anekdota nga diaspora shqiptare” nga Sali Zogjani
ETNOPERFORMANCË
18:00-19:00
-Myzafer Osmani – anegdota popullore shqiptare.
-Nazmi Hajdari – kangë me lahutë i percjellur me qello nga Arbëreshë Ademi.
SHFAQJE TEATRORE
19:00 – 20:00
-“Burrneshat” nga Jeton Neziraj, me regji të Erson Zymberaj, nga Teatri Oda & Multimedia Prishtinë
20.15 – 21:00
-“Vdekja dhe Virgjeresha” të Ariel Dorfman, në regji të Afeida Boriqit, nga Teatri i Preshevës
ETNO PARTY – Jazz &Blues
Sheki&Friends ft.Semira Latifi
05 SHTATOR, E HANĒ
10:30-18:00
-Punëtori kreative dhe instalacione.
ZONA E DEBATIT
17:30-18:00
-Lirika e dashunisë te Qamili i Vogël, ekspoze nga Dr Krenar Doli, etnomuzikolog.
ETNO PERFROMANCA
17 : 30 – 18.00
-Etno Ansambli: “Qeta e profetëve” nga Kruma e Hasit ( Shqipëri)
SHFAQJE TEATRORE
19.00 – 20:00
-“Më e forta” me tekst dhe regji të Fadil Hysajt nga SHKAS “Sythi”, Kukaj dhe Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë.
ETNO PARTY –
Biggbymusic deri në orët e vona.
6 SHTATOR, E MARTË
10:30-17::00
-Punëtori kreative dhe instalacione.
-Atelje të hapura të piktorëve, skulptorëve, artistëve të mozaikut.
ETNO PERFROMANCA
18-18:30
-Grupi polifonik “ Mallakastra” nga Mallakastra .
ZONA E DEBATIT DHE PROMOVIM LIBRASH
18:30-19:30
-Dashuria dhe Erotika në “Kangë Popullore Erotike” sipas Vlora Nikçit me performancë skeniko muzikore.
SHFAQJE TEATRORE
20:30-21:15
-“Fuego”nga Shpëtim Selmani, me regji të Fadil Hysajt nga SHKAS “Sythi” dhe teatri “Adriana” Ferizaj .
ETNO PARTY
21:30
Me grupin “Melodia e Vjetër” &Nezafete Shala, deri ne orët e vona.
07 SHTATOR , E MERKURË
10:30-18:00
Punëtori kreative dhe instalacione.
ZONA E DEBATIT DHE PROMOVIM LIBRASH
17:00-18:30
– Dr Jannet Reineck : “Një amerikane në Kosovē” mysafire nderi e EtnoFestit nga SHBA.
ETNO PERFROMANCA
17:30 – 18:30
-Etno Ansambli “Bresana” nga Opoja
-Etno Ansambli “Anamorava” nga Vitia.
FILMA DOKUMENTAR
19:00-20:00
-“Një jetë në skenë” film dokumentar për aktorin Bajrush Mjaku.
SHFAQJE TEATRORE
20:00 – 20.45
-“Babai dhe babai” të Jeton Neziraj, në regji të Kushtrim Koliqit, nga “INTEGRA” Prishtinë
21:00-22:10
“Unë” sipas “Magbethit” të V. Shekspirit, me regji dhe koreografi të Kreshnik Musollit, Baleti Kombëtar i Kosovës.
ETNO PARTY
Gillespe Rock Band deri në orët e vona.
08 SHTATOR, E ENJTE.
10:30-18:00
-Punëtori kreative dhe instalacione
ORË POETIKE
18:00-18:45
-Me poetët: Primo Shllaku, Nerimane Kamberaj, Naime Beqiraj, Adem Gashi, Halil Matoshi, Emin Emini, Vlora Ademi, Blerina Rogova Gaxha.
ETNO PERFORMANCË
19:00-19:30
-Etno ansambli “ Malësori” nga Gjonaj e Hasit.
SHFAQJE TEATRORE
20:45 – 21:15
“Liria” me koreografi të Robert Nuhës, me kërcimtaret Altina Binaku dhe Lavdije Idrizi. nga “Noa Dance Theatre Company” Prishtinë
ETNO PARTY
Edona Reshitaj Bannd
ETNO After PARTY
Dj – Sill.Music.
09 SHTATOR, E PREMTE.
10:30-18:00
-PUNËTORI KREATIVE DHE INSTALACIONE
-Ekspozitë e punimeve të “ artistëve për artisë” të punuara gjatë ditëve të Etno Festit
ETNO PERFROMANCE
18:00 – 19:00
Ansambli Artistik “ Kuvendi i Zall Dardhë” nga Dibra.
19: 00 – 19:30
-Duet nga baleti “Romeo e Xhulieta “ me balerinët Fatmir Smani dhe Mergime Morina, me koreografi te Konstantin Uralsky. Baleti Kombetar i Kosovës
20:00 – 20: 30
Ndarje e çmimeve të festivalit nga juria profesionale.
ETNO PARTY
Me Miranda Hashanin, deri ne oret e vona
/Gazeta Express
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...