Mafia japoneze gati të shesë materiale bërthamore, autoritetet amerikane në alarm - Gazeta Express
string(80) "mafia-japoneze-gati-te-shese-materiale-berthamore-autoritetet-amerikane-ne-alarm"

Mafia japoneze gati të shesë materiale bërthamore, autoritetet amerikane në alarm

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 8:27

Hetuesit amerikanë kanë vënë nën akuzë një figurë të lartë të mafies japoneze, i cili dyshohet se ka tentuar të trafikojë material, i cili përdoret për armë të shkatërrimit në masë.

Sipas autoriteteve, Takeshi Ebisawa së bashku me bashkëpunëtorin e tij tajlandez, po ashtu me precedentë penalë për armë dhe drogë, dyshohet se kanë tentuar të dërgojnë plutonium në Irani, që ky i fundit të ndërtonte një bombë bërthamore.

Lexo Edhe:

Nëse akuzat e ngritura vërtetohen, drejtuesi i lartë i Jakuzës, i cili aktualisht ndodhet në një burg në Brooklyn rrezikon të dënohet përjetë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën me dije se  Ebisawa dhe bashkëpunëtorët e tij i treguan mostra të materialeve bërthamore në Tajlandë një agjenti të fshehtë nga Agjencia Amerikane të AntiDrogës (DEA). Agjenti u prezantua si një trafikant droge dhe armësh me lidhje me një gjeneral iranian.

Mostrat bërthamore, të cilat erdhën nga Mianmar, u kapën nga autoritetet tajlandeze dhe u transferuan te hetuesit amerikanë. Një laborator amerikan konfirmoi se materiali përmbante uranium dhe plutonium i cili mund të përdoret për armët e fuqishme bërthamore.

Ebisawa përballet me akuza duke përfshirë konspiracion për të kryer trafikim ndërkombëtar të materialeve bërthamore, konspiracion për importimin e narkotikëve, komplot për të blerë, transferuar dhe zotëruar raketa kundërajrore dhe pastrim parash. Bashkëpunëtori i tij, shtetasi tajlandez Somphop Singhasiri, 61-vjeçar, po përballet me akuza për drogë dhe armë. /A2CNN