string(109) "maduro-akuzon-mafien-shqiptare-per-komplot-diten-e-zgjedhjeve-kane-derguar-mercenare-per-te-hedhur-eksplozive"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 7:26

Maduro akuzon mafien shqiptare për komplot ditën e zgjedhjeve: Kanë dërguar mercenarë për të hedhur eksplozivë

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 7:26

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka bërë një deklaratë të paprecedentë duke akuzuar drejtpërdrejt mafien shqiptare si organizatore të një komploti që synonte destabilizimin e zgjedhjeve presidenciale të 25 majit.

Në një konferencë urgjente në Sallën “Simon Bolivar”, i rrethuar nga krerët më të lartë të sigurisë, Maduro tha se “elementë të mafies shqiptare që kontrollojnë Ekuadorin kanë dërguar mercenarë për të vendosur eksplozivë në Venezuelë.”

Sipas presidentit venezuelian, këto grupe janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të dhunshëm, i lidhur edhe me presidentin ekuadorian Daniel Noboa dhe Erik Prince, themeluesi i kompanisë amerikane të sigurisë, Blackwater. “Ky është një komplot për të minuar stabilitetin dhe për të frikësuar popullin në prag të zgjedhjeve,” deklaroi Maduro, duke e quajtur këtë akt “terrorizëm të pastër të importuar.”

Akuzat vijnë pas arrestimit të 38 mercenarëve, përfshirë 17 shtetas të huaj, që sipas ministrit të Brendshëm, po përgatiteshin për sabotim elektoral. Presidenca konfirmoi se plani ishte neutralizuar dhe theksoi thirrjen: “Votoni po, jo plumba!”, shkruan A2 CNN.

Maduro përfundoi duke e përshkruar mafien shqiptare si një kërcënim real dhe duke garantuar se strukturat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë për të mbrojtur paqen dhe rendin kushtetues në vend. /A2