Madueke i thotë “lamtumirë” Chelseat, së shpejti do të kalojë te rivali lokal i “Bluve të Londrës” - Gazeta Express
string(93) "madueke-i-thote-lamtumire-chelseat-se-shpejti-do-te-kaloje-te-rivali-lokal-i-bluve-te-londres"

Sport

Gazeta Express

18/07/2025 17:47

Madueke i thotë “lamtumirë” Chelseat, së shpejti do të kalojë te rivali lokal i “Bluve të Londrës”

Sport

Gazeta Express

18/07/2025 17:47

Noni Madueke i ka dhënë lamtumirën Chelseat me një mesazh emocional, ndërsa sulmuesi anësor ka përfunduar kalimin e tij te Arsenal.

Chelsea dhe Arsenal arritën një marrëveshje prej 52 milionë paund javën e kaluar, me reprezentuesin anglez që pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë në “Emirates Stadium”.

Edhe pse marrëveshja nuk është zyrtarizuar ende, Madueke ka thënë tashmë lamtumirën e tij, ndërsa përgatitet të largohet nga “Stamford Bridge”.

Në një postim në Instagram, Madueke publikoi një video me momente nga koha e tij te Chelsea, shoqëruar me këtë mbishkrim:

“I dashur Chelsea Football Club, dua t’ju falënderoj për këto tre [duhet të jenë dy] vite e ca. Për çdo anëtar të stafit që më ka ndihmuar gjatë kësaj rruge, faleminderit. Për shokët e skuadrës, faleminderit për gjithçka, largohem vetëm me dashuri dhe admirim. Arritëm shumë këtë sezon dhe me të vërtetë ju uroj vetëm më të mirën. Për Enzo Maresca, ishte një privilegj të luaja nën drejtimin tënd, faleminderit që u përpoqët të më përmirësoni si lojtar dhe si njeri.
Së fundi, faleminderit çdo tifozi të Chelsea. Faleminderit për dashurinë, lavdërimet dhe edhe për kritikat – i vlerësoj të gjitha. Largohem nga këtu me kujtime të bukura. Me dashuri, NM11.”

Madueke kaloi dy vite e gjysmë në “Stamford Bridge” dhe gjatë kësaj kohe u paraqit në 92 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 20 gola dhe dha 9 asistime.

Ai kishte ardhur në Londrën perëndimore për rreth 30 milionë paund nga PSV Eindhoven dhe gjatë qëndrimit në klub u bë një pjesë e rregullt e kombëtares angleze.

Megjithatë, nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, roli i Madueke nisi të zbehej.

Forma e shkëlqyer e Pedro Neto gjatë Kupës së Botës për Klube FIFA e kufizoi hapësirën për Madueke në Shtetet e Bashkuara.

Si pasojë, ai mori leje nga Chelsea për të fluturuar drejt Londrës pak ditë para finales dhe për të finalizuar kalimin te Arsenal./GazetaExpress/