Madridi do të luajë me fanella të reja kundër Man City, jo me të bardhat - Gazeta Express
string(71) "madridi-do-te-luaje-me-fanella-te-reja-kunder-man-city-jo-me-te-bardhat"

Gazeta Express

07/08/2020 17:56

Madridi do të luajë me fanella të reja kundër Man City, jo me të bardhat

Gazeta Express

07/08/2020 17:56

Real Madridi ka zbuluar edhe fanellat me të cilat do të luajë sonte kundër Manchester City.

Edhe pse kjo ndeshje llogaritet si e sezonit 2019/20, e shtyrë për shkak të pandemisë së COVID-19, Real Madridi do të zbresë në “Etihad Stadium” me fanella të reja.

Lexo Edhe:

Pak ditë më parë, Los Blancos zbuluan fanellat për sezonin 2020/21, si vendase, ashtu edhe ato mysafire.

Mysafiret do të jenë ngjyrë rozë dhe pikërisht me to sonte Reali do të kërkojë përmbysjen, pasi ka humbur në ndeshjen e parë 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’. /Gazeta Express/