Madonna i lutet Papës së ri të shkojë në Gaza në mision humanitar: S’ka më kohë - Gazeta Express
string(77) "madonna-i-lutet-papes-se-ri-te-shkoje-ne-gaza-ne-mision-humanitar-ska-me-kohe"

Rozë

Gazeta Express

12/08/2025 10:27

Madonna i lutet Papës së ri të shkojë në Gaza në mision humanitar: S’ka më kohë

Rozë

Gazeta Express

12/08/2025 10:27

Këngëtarja e famshme, Madonna i ka kërkuar Papës Leo të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria, duke thënë se “nuk ka më kohë”.

Superylli amerikan, që është rritur si katolike iu lut papës së ri të vizitojë enklavën në një postim në rrjete sociale të hënën dhe tha:

“Ati më i Shenjtë. Ju lutem shkoni në Gaza dhe sillni dritën tuaj fëmijëve para se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ju jeni i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja”, ka shkruar ajo

Madonna tha se po i bënte thirrje Leos të vizitonte Gazën sepse “politika nuk mund të ndikojë në ndryshim”, por ndërgjegjja mundet”.

Në postimin e publikuar në ditëlindjen e djalit të saj, Rocco, Madonna tha se dhurata më e mirë që mund t’i jepte është “t’u kërkojë të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të kapur në shkëmbim zjarri në Gaza”.