Madonna befason për koronavirusin, e quan një “barazues të shkëlqyeshëm” - Gazeta Express
string(69) "madonna-befason-per-koronavirusin-e-quan-nje-barazues-te-shkelqyeshem"

Madonna befason për koronavirusin, e quan një “barazues të shkëlqyeshëm”

Gazeta Express

23/03/2020 21:57

Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, e ndau një mendim personal për COVID-19 në rrjetet sociale, me ç’rast deklaroi që mendon se kjo pandemi globale i ka bërë njerëzit të barabartë në shumë mënyra

 “Kjo është karakteristika e koronavirusit, nuk i intereson a sa i pasur je, sa i famshëm, sa qesharak, sa i mençur, ku jeton apo sa vjet i ke… për mendimin tim kjo sëmundje është një barazues i shkëlqyeshëm. E keçja e saj është se na ka barazuar në shumë mënyra, dhe e mira e saj është sërish, ngase na ka barazuar në mënyra të ndryshme. Dhe siç kam thënë gjithmonë, ne të gjithë jemi të barabartë. Nëse anija fundoset, të gjithë do të fundosemi së bashku me të,” shkruhej në postimin e këngëtares në Instagram, , transmeton Koha.

Lexo Edhe:

Në fillim të muajit mars, Madonna u detyrua t’i anulojë dy koncerte në Paris, për shkak të shpërthimit të pandemisë globale.

Këngëtarja planifikohej të performonte në kryeqytetin francez, Paris më 10 dhe 11 mars si pjesë e turneut të saj të fundit “Madame X”, por promovuesit e turneut e kishin konfirmuar lajmin se koncertet janë anuluar sipas vendimit të Qeverisë franceze, e cila e ndaloi mbajtjen e ngjarjeve me më shumë se 1.000 njerëz, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.