Maddison e dëshiron transferimin në Man United - Gazeta Express
string(46) "maddison-e-deshiron-transferimin-ne-man-united"

Maddison e dëshiron transferimin në Man United

Gazeta Express

14/02/2020 14:53

Ylli i mesfushës së Leicester Cityt, James Maddison, dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit, përderisa “Djajtë e kuq” po përgatiten për ta rindërtuar skuadrën për t’iu kthyer garës për titujt vendorë dhe ndërkombëtarë.

23-vjeçari James Maddison raportohet se është prioriteti i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës, në fund të këtij sezoni. Burimet e afërta me futbollistin kanë thënë për Manchester Evening News se edhe Maddison do të kishte shkuar qysh më parë në Old Trafford nëse e ardhmja do të varej vetëm nga ai, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Po i njëjti medium më herët kishte raportuar se Maddison është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e rinovimit të kontratës me Leicester Cityt, pasi që nuk ndihet i sigurt se Manchester Unitedi do ta blejë gjatë verës. Kontrata e tij aktuale me Leicesterin është e vlefshme deri më 2023.

Manchester Unitedi tanimë e ka finalizuar listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë gjatë afatit kalimtar të verës, ku përveç Maddisonit është edhe mesfushori i Aston Villas, Jack Graelish. Djajtë e Kuq vazhdojnë të jenë të interesuar për këta dy, përkundër transferimit të mesfushorit Bruno Fernandes nga Benfica në janar.

Drejtuesit e Manchester Unitedit janë bërë gati që t’i bëjnë tri transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës, përderisa SoccerEx raporton se klubi anglez i ka në dispozicion për t’i shpenzuar 330 milionë euro.

Maddison i ishte bashkuar Leicester Cityt nga Norwich City për 24 milionë funte në vitin 2018 dhe ai i ka shënuar nëntë gola gjatë këtij sezoni. Leicesteri tani radhitet i treti në Premierligë, 14 pikë para Manchester Unitedit, dhe mund ta kërkojë një shumë më të madhe për Maddison sesa 80 milionë funtet për të cilat ia shiti Harry Maguire-n Manchester Unitedit gjatë verës së kaluar. /Gazeta Express/