Macron thotë se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës: Vendimin do ta shpalos në shtator në Kombet e Bashkuara - Gazeta Express
string(111) "macron-thote-se-franca-do-ta-njohe-shtetin-e-palestines-vendimin-do-ta-shpalos-ne-shtator-ne-kombet-e-bashkuara"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 22:35

Macron thotë se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës: Vendimin do ta shpalos në shtator në Kombet e Bashkuara

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 22:35

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet.

Macron tha në një postim se do ta formalizojë këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

“Urgjenca sot është që lufta në Gaza të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, u shpreh ai.

Macron njofton “kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës. Do ta bëj njoftimin solemn në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shtatorin e ardhshëm”.

“Paqja është e mundur”, vijon presidenti francez.

“Francezët duan paqe në Lindjen e Mesme. Varet nga ne, francezët, së bashku me izraelitët, palestinezët, partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë, të demonstrojmë se kjo është e mundur”, shprehet ai.