string(66) "macron-per-paraden-ne-moske-putini-eshte-ne-anen-e-luftes-jo-paqes"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 17:17

Macron për paradën në Moskë: Putini është në anën e luftës, jo paqes

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 17:17

Pas nënshkrimit të traktatit franko-polak me kryeministrin Tusk, presidenti francez Macron gjatë një konference të mbajtur për shtyp ka konfirmuar edhe takimin e nesërm të “Koalicionit të Vullnetit, duke thënë se disa liderë do të jenë prezent e disa do të bashkohen online për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Tutje ai ka komentuar edhe paradën e mbajtur në Moskë, në shënim të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se “Putin është në anën e luftës, jo të paqes”.

Ai më tej ka shtuar se realiteti i veprimeve të Putinit tregon se çdo besim se Rusia është e interesuar për paqen është “i gabuar në këtë fazë” dhe ka përsëritur se partnerët evropianë, së bashku me ShBA-në, do të vazhdojnë të nxisin për një armëpushim.

Macron poashtu ka komentuar praninë e kryeministri sllovak Robert Fico në këto festime, duke thënë në mënyrë diplomatike se, “nuk është leximi më i mirë i historisë evropiane”.

Më i ashpër është treguar Tusk i Polonisë duke thënë se, “pjesëmarrja në paradën e fitores në Moskës është turp për këdo që është atje.”