Macron nuk justifikon sulmet ndaj civilëve, kërkon nga Irani të rikthehet në bisedime - Gazeta Express
string(84) "macron-nuk-justifikon-sulmet-ndaj-civileve-kerkon-nga-irani-te-rikthehet-ne-bisedime"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 13:13

Macron nuk justifikon sulmet ndaj civilëve, kërkon nga Irani të rikthehet në bisedime

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 13:13

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturave civile duhet të ndalen.

Sipas France24, duke foluar në”Airshow” të Parisit, Macron ka shtuar se Teherani duhet të tregojë gatishmërinë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve në lidhje me programin e tij bërthamor.

“Që prej disa ditësh, Franca ka një qëndrim të qartë dhe të thjeshtë: nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj infrastrukturave energjetike dhe popullsisë civile,” është shprehur Macron.