Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur angazhimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve.
“Mirëpres angazhimin e presidentit DonaldTrump për përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve,” deklaroi Macron në një postim zyrtar.
Ai i bëri thirrje Izraelit të angazhohet me vendosmëri për këtë plan.
“Pres që Izraeli të angazhohet në mënyrë të vendosur mbi këtë bazë. Hamasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të lirojë menjëherë të gjitha pengjet dhe të ndjekë këtë plan,” shtoi ai.
I welcome President @realDonaldTrump’s commitment to ending the war in Gaza and securing the release of all hostages.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) September 29, 2025
I expect Israel to engage resolutely on this basis. Hamas has no choice but to immediately release all hostages and follow this plan.…
Macron theksoi se këto elemente duhet të hapin rrugën për diskutime të thelluara me të gjithë partnerët përkatës, për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në rajon, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete dhe në parimet e mbështetura nga 142 shtete anëtare të OKB-së, me nismën e Francës dhe Arabisë Saudite.
“Franca është e gatshme të japë kontributin e saj. Ajo do të mbetet vigjilente ndaj përmbushjes së angazhimeve nga secila palë,” përfundoi Macron.