Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të hënën se territoret si Grenlanda, Antarktida dhe ujërat ndërkombëtare “nuk janë në shitje”, duke u dukur kjo si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj interesit të vazhdueshëm të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë Grenlandën.
Duke folur në Konferencën e OKB-së për Oqeanet në qytetin francez të Nicës, sipas The Telegraph, Macron është shprehur me fjalët:
“Thellësitë e oqeanit nuk janë për shitje, as Grenlanda dhe as Antarktida.”
Deklaratat e Macron, vijnë pak kohë para vizitës së tij në Grenlandë, të cilën zyrtarët francezë e përshkruajnë si një gjest simbolik mbështetjeje ndaj territorit autonom danez.
Kujtojmë se që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shprehur disa herë dëshirën për të marrë Grenlandën – ide që është refuzuar kategorikisht nga Danimarka dhe autoritetet lokale. Grenlanda është pjesë e Danimarkës që nga shekulli i 18-të dhe ka vetëqeverisje që nga viti 1979.
Poashtu sipas mediave të huaja, një sondazh i janarit ka treguar se 85% e qytetarëve të Grenlandës kundërshtojnë çdo ide për bashkim me SHBA. Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, në mars u ka bërë thirrje vendeve evropiane të mbështesin qëndrimin se Grenlanda “nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje”, duke shtuar:
“Grenlanda drejtohet nga populli grelandez, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.”
aaaaa