Macron kritikon Trumpin, thotë se është 'jorealiste' të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë - Gazeta Express
string(90) "macron-kritikon-trumpin-thote-se-eshte-jorealiste-te-rihapet-ngushtica-e-hormuzit-me-force"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 15:39

Macron kritikon Trumpin, thotë se është ‘jorealiste’ të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 15:39

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se është “jorealiste” të rihapet Ngushtica e Hormuzit me forcë.

Macron theksoi se komentet e Trump po minojnë NATO’n duke krijuar “dyshim të përditshëm për angazhimin e tij” ndaj aleancës.

Presidenti amerikan, në intervista për media të ndryshme, bëri komente përçmuese për NATO-n, duke e quajtur një “tigër prej letre” dhe duke kërcënuar se SHBA mund të tërhiqet prej saj. Trump ka qenë veçanërisht kritik ndaj aleancës për refuzimin e saj për të ndjekur kërkesat e tij për të siguruar me forcë ngushticën e Hormuzit, gjë që ka zemëruar liderët europianë.

Macron paralajmëroi se deklaratat e Trump që vënë në dyshim angazhimin e SHBA-së “e gërryejnë vetë thelbin” e aleancës, duke u bërë thirrje liderëve “të jenë seriozë”.

“Besoj se organizatat dhe aleancat si NATO përcaktohen nga ajo që nuk thuhet – pra nga besimi që i mbështet ato, dhe kjo ka qenë shpesh rasti, sidomos në çështjet ushtarake dhe strategjike”, tha ai gjatë një vizite shtetërore në Seul në Kore të Jugut.

“Nëse e vini në dyshim angazhimin tuaj çdo ditë, ju e dëmtoni vetë thelbin e saj.”

Ai shtoi: “Duhet të jemi seriozë, dhe nëse doni të jeni seriozë, nuk mund të dilni duke thënë të kundërtën e asaj që thatë një ditë më parë.

“Mendoj se ka shumë për të folur”.

Macron e cilësoi gjithashtu “jorealiste” rihapjen e ngushticës së Hormuzit me forcë, duke thënë se kjo do t’i ekspozonte flotat detare ndaj sulmeve iraniane. Sipas tij, sigurimi i kësaj ngushtice mund të bëhet vetëm “në koordinim me Iranin” pas një armëpushimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement