Macron: Konferenca e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë më 19 ose 20 janar - Gazeta Express
string(78) "macron-konferenca-e-donatoreve-per-rindertimin-e-shqiperise-me-19-ose-20-janar"

Macron: Konferenca e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë më 19 ose 20 janar

Gazeta Express

12/12/2019 19:11

Sot Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Evropian në Bruksel, bëri të ditur se Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë, do të mbahet me 19 ose 20 janar.

Macron u bëri thirrje donatorëve për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.

Lexo Edhe:

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar.

Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron.