Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, që ndodhet për një vizitë shtetërore në Francë, presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Brazilit, Indisë dhe Kinës që të ushtrojnë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Nga anën tjetër, presidenti Lula i ka kërkuar Macron-it që ta “finalizojë” marrëveshjen tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe bllokut të katër vendeve të Amerikës Jugore të njohur si Mercosur, një marrëveshje që Franca ka refuzuar ta miratojë deri më tani.
“Hap pak zemrën për këtë mundësi për të finalizuar këtë marrëveshje me Mercosurin tonë të dashur. Kjo marrëveshje do të ishte përgjigjja më e fortë që rajonet tona mund të japin përballë pasigurisë që po sjell rikthimi i unilateralizmit dhe proteksionizmit tarifor,” është shprehur Lula, duke iu referuar kërcënimeve dhe vendosjes së tarifave nga presidenti amerikan Donald Trump