Macron i shton përpjekjet për luftimin e radikalizmit islam - Gazeta Express
string(59) "macron-i-shton-perpjekjet-per-luftimin-e-radikalizmit-islam"

Macron i shton përpjekjet për luftimin e radikalizmit islam

Gazeta Express

21/10/2020 12:08

Në ditët pas tragjedisë në Francë të prerjes së kokës së mësuesit në një shkollë në periferi të vendit, autoritetet franceze kanë shtuar angazhimet kundrejt luftimit të islamizmit radikal.

Ata kryen dhjetëra bastisje, mbyllen një xhami dhe disa shoqata, për të cilat thonë se kanë lidhje me Islamin radikal. Njëashtu, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se duhet shtuar përpjekjet në mënyrë që të adresohet etja kombëtare për të shuar ekstremizmin, shkruan Politico, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne kemi shtuar veprimet gjatë ditëve të fundit”, deklaroi Macron të martën mbrëma pas kryesimit të një takimi me një grup ndër-agjencie të ngritur për luftimin e Islamit radikal në zonën e Parisit

“Nuk është më vetëm çështje fjalësh”, tha Macron, “ne jemi në dijeni se si do veprojmë”.

Macron njoftoi se Kabineti do të shpërbëjë të mërkurën një organizatë pro-Hamas të njohur si Cheikh Yassine, e cila ai tha se ishte “përfshirë drejtpërdrejt” në vrasjen e tmerrshme të Samuel Paty, mësuesit të klasës së tetë që u vra pasi ai tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një diskutimi në klasë për lirinë e fjalës.

Mësuesi thuhet se u përpoq të ishte i vëmendshëm ndaj ndjeshmërisë së lëndës për disa nga nxënësit e tij duke kërkuar që ata që mund të ofendoheshin ose të largoheshin nga klasa ose të mos e shikonin, duke ndezur zemërimin e babait të një nxënësi, ndër të tjerët.

Pasi prindi i pakënaqur dhe disa të tjerë postuan një video në rrjetet sociale duke denoncuar mësuesin, duke bërë thirrje për mobilizim kundër tij dhe duke përmendur adresën e shkollës, një 18-vjeçar, pa ndonjë lidhje me shkollën, i doli në pritë që t’ia priste kokën mësuesit. atij. Të martën, mediat franceze raportuan se hetimi për prerjen e kokës zbuloi se sulmuesi kishte qenë në kontakt me babanë para vrasjes.

Sulmuesi ishte me origjinë çeçene, sipas autoriteteve. /Gazeta Express/