Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ka zhvilluar bisedime me presidentin iranian Massoud Pezeshkian.
“I bëra thirrje që të shfrytëzojë mundësinë e ofruar nga bisedimet e nisura në Islamabad për të hapur rrugën drejt një uljeje të qëndrueshme të tensioneve.”, raporton SkyNews, përcjell Gazeta Express.
Ai gjithashtu “theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit, përfshirë edhe në Liban”.
“Franca ofron mbështetjen e saj të plotë për veprimet e autoriteteve libaneze, të cilat janë të vetmet legjitime për të ushtruar sovranitetin e shtetit dhe për të vendosur për fatin e Libanit.”