Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, feston sot ditëlindjen.
Nga të parët që e ka uruar ka qenë gruaja e tij, e cila e ka bërë një urim mjaft emocional.
Me foto nga salla e lindjes, ajo e ka uruar dhe e ka falenderuar duke thënë se ai ia ndryshoi jetën.
”Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe baba i djalit tonë. Të dua pafund”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.
Çifti vetëm para disa ditësh u bënë për herë të parë prindër të një djali.