Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për skenarët e mundshëm të një qeverie të re.
Bernard Nikaj në PDK thotë se qëndrimi i PDK’së ka qenë shumë i qartë se me kë bëjnë dhe nuk bëjnë koalicion për krijimin e qeverisë së re.
“Procedura kushtetuese ta përcakton koha. Qëndrimi i PDK’së ka qenë shumë i qartë, edhe me kë bëjmë, me kë sbëjmë dhe me cilat kushte. Bedri Hamza i ka përsërit janë shumë të qarta. Ska paqartësi këtu. Nëse VV’ja nuk e ndërton koalicionin, atëherë PDK’ja i prin një koalicioni që ndërton dhe partitë që 4 vitet e fundit kanë qenë në opozitë”.
Tutje, analisti Dukagjin Gorani thotë se asnjëra palë nuk bën shumicë stabile, kështu që sipas tij, qeveria duhet të krijohet sa më shpejtë.
“Mirë meqenëse ma mshelet gojën, meqenëse argumentet qenkan, atëherë kqyr bone qat qeveri pak ma shpejt. Kushdo që munet”, tha Gorani.