Pas shumë kohësh, Teuta Krasniqi ka folur përsëri për ndarjen nga këngëtari Blero Muharremaj. Aktorja ka treguar se ndarje mes dy bashkëshortëve gjithmonë është e vështirë, e sidomos kur duhet t’ia sqarosh fëmijëve
Por, përveç kësaj, Krasniqi thotë se krahas familjes e shoqërisë, ajo është dashur t’ua shpjegojë edhe dy milionë shqiptarëve.
“Është interesant mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi, do të thotë në moment që një çift ndahet kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, e unë është dashur edhe dy milionë njerëzve”, tha fillimisht Krasniqi.
Teuta gjithashtu tha se kur e sheh se një lidhje nuk shkon mirë, atëherë e rrugës është të këputet.
Ajo gjithashtu tregoi se i kanë premtuar njëri-tjetrit që pavarësisht ndarjes, do të jenë bashkë në çdo festë.
“Edhe në atë kohë, edhe sot po them që nuk është trend i mirë por gjithsesi diçka të cilën e sheh se nuk ka me vazhdu mirë është mirë me e këput. E imja ka zgjatur shumë. Thashë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe unë sot them se mirë që ka qenë më e vogël, se sot do ishte më e vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka faj. Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë. Kam ditur të lexoj tituj super bombastik, kur po lexoj nuk po e di as nuk po e njoh këtë vajzën e leje më që nuk jam unë, me thënë kushtimisht ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth”, ka deklaruar Teuta në ATV. /Reporteri/