“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë - Gazeta Express
string(66) "ma-kane-ngjit-per-fyti-flet-burri-qe-u-sulmua-nga-policet-ne-kline"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 23:02

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 23:02

Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në Klinë, ka folur mbi rastin për Klan Kosova.

Ai pretendon se policët e keqtrajtuan derisa e futën në makinë.

Sipas tij, policët që me urdhër të prokurorit kishin shkuar ta arrestojnë për veprën “kanosje”, e konsideroi si të kotë ardhjen e forcave të rendit në shtëpinë e tij.

Pamjet e dhunshme në organet e rendit i dërguan familjarë të viktimës, derisa të tre zyrtarët policorë u arrestuan gjatë ditës së hënë dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.