Lyoni bie në Ligue 2, pas problemeve financiare - Gazeta Express
string(46) "lyoni-bie-ne-ligue-2-pas-problemeve-financiare"

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 21:20

Lyoni bie në Ligue 2, pas problemeve financiare

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 21:20

Pas një takimi me DNCG, Lyon është zbritur në Ligue 2, ka konfirmuar LFP në një deklaratë zyrtare. Les Gones u njoftuan për një zbritje provisional gjatë takimit të fundit me organin financiar të futbollit francez, me kusht që nëse situata e tyre financiare nuk përmirësohej, do të zbriteshin në kategorinë e dytë franceze.

Konsorciumi “Eagle Football Group”, pronari i OL-së, ka ndërmarrë disa masa financiare për të bindur DNCG-në se situata ishte përmirësuar ndjeshëm, përfshirë shitjen e pjesës së John Textor në Crystal Palace dhe ekipin e femrave të Lyonit. Megjithatë, kjo nuk i ka përmbushur kushtet e kërkuara.

Kjo zhvillim ndodh pavarësisht se pronari i OL-së, Textor, ishte optimist pas takimit dhe deklaroi për mediat se situata financiare e klubit ishte përmirësuar dhe ai ishte i kënaqur me rezultatin. Ai tha: “Siç shihet nga kontributet e aksionarëve tanë, kemi investuar kapital të ri, jo vetëm për DNCG-në, por edhe për procesin tonë të licencimit në UEFA. Nuk duhet harruar lajmi i mirë i shitjes së Crystal Palace. Situata jonë e likuiditetit është përmirësuar ndjeshëm.”

Tani Lyon do të detyrohet të luajë në kategorinë e dytë në sezonin e ardhshëm./GazetaExpress/