LVV zyrtarizon Erden Atiqin për një mandat të dytë në Mitrovicën e Veriut - Gazeta Express
string(73) "lvv-zyrtarizon-erden-atiqin-per-nje-mandat-te-dyte-ne-mitrovicen-e-veriut"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 14:28

LVV zyrtarizon Erden Atiqin për një mandat të dytë në Mitrovicën e Veriut

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 14:28

Kryetari aktual i komunës së Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq, do të jetë sërish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur LVV përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar punën e Atiqit si shembull të qeverisjes transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Sot riafirmojmë besimin dhe mbështetjen tonë për Erdenin me bindjen se rruga që kemi nisur është rruga e rikthimit dhe forcimit të sovranitetit tonë në çdo cep të vendit. Mitrovica e Veriut është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e partisë.

Sipas LVV-së, me Atiqin në krye, komuna ka pasur udhëheqje që i qëndron pranë çdo qytetari dhe ka zbatuar projekte që i shërbejnë zhvillimit lokal. Partia thekson se vizioni i tyre nuk mbaron me një mandat, por duhet të vazhdojë me hapa të rinj.

“Më 12 tetor, ne zgjedhim të vazhdojmë rrugën e guximit, ndershmërisë dhe punës. Bashkë zgjedhim për kryetar Erden Atiq”, përfundon komunikata e LVV-së.