LVV pret përgjigje nga Nisma - Gazeta Express
string(28) "lvv-pret-pergjigje-nga-nisma"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 6:55

LVV pret përgjigje nga Nisma

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 6:55

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu Hyseni, në Tëvë1 ka deklaruar se ende ka kohë për të arritur një marrëveshje politike që do të zhbllokonte situatën për konstituimin e Kuvendit.

“Kemi edhe disa ditë në dispozicion, siç është thënë edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne po shpresojmë që deri në fundjavë të arrijmë një marrëveshje, nëse edhe partia tjetër ka interes. Kryeministri Kurti ka zhvilluar një takim me Nismën Socialdemokrate dhe është planifikuar një tjetër takim për të vazhduar diskutimet”, tha Kryeziu.

Ajo komentoi edhe kërkesën e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo ishte e paralajmëruar.

“E kemi parë kërkesën e presidentes. Ajo e kishte paralajmëruar një veprim të tillë dhe mbetet të shohim si do të përgjigjet Gjykata. Ne shpresojmë që të ketë një zgjidhje deri në fund të kësaj jave”, shtoi ajo.

Kryeziu theksoi se LVV ka qenë gjithmonë e gatshme për bashkëpunim dhe krijimin e institucioneve funksionale.

“Që nga fillimi kemi provuar të arrijmë një zgjidhje për këtë ngërç, edhe pse ka qenë e vështirë për shkak të qëndrimit të partive opozitare. Jemi në pritje të përgjigjes për një marrëveshje me Nismën. Po shpresoj që të ketë mirëkuptim dhe zgjidhje, sepse nuk kemi informacione se çfarë ndodh pas skadimit të afatit kushtetues”, deklaroi ajo.

Sipas saj, përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë dhe është në interesin e qytetarëve që vendi të ketë institucione funksionale.