Lutfi Haziri thumbon Kryetarin e Gjilanit para mbështetësve: Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës - Gazeta Express
string(93) "lutfi-haziri-thumbon-kryetarin-e-gjilanit-para-mbeshtetesve-qeverisje-e-llocit-mykut-mospunes"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2024 20:15

Lutfi Haziri thumbon Kryetarin e Gjilanit para mbështetësve: Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës

Lajme

Gazeta Express

11/02/2024 20:15

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thumbuar Alban Hysenin, kryetarin e Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës”, e ka quajtur Haziri qeverisjen e Hysenit në Gjilan.

Lexo Edhe:

Këtë e ka thënë në Facebook teksa ka shkruar për angazhimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan.

“Mobilizimi dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve karshi një qeverie, e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mykut, mospunës, mosdijes, mashtrimit dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore.  Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.  Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”, ka thënë Haziri. /Gazeta Express