Lutfi Haziri "propozohet" për president - Gazeta Express
string(37) "lutfi-haziri-propozohet-per-president"

Lutfi Haziri “propozohet” për president

Gazeta Express

06/12/2019 10:55

Në vlugun e diskutimeve për pozitën e presidentit që do të zëvendësojë Hashim Thaçin, tash kur LDK-ja e VV-ja po ndajnë pozitat për të nënshkruar pastaj koalicionin, Lutfi Haziri është ‘propozuar’ si president i ardhshëm, raporton Gazeta Express.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, së bashku me nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri, derisa ka shkruar se është me presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se kjo pozitë është duke i mbajtur larg marrëveshjes VV-në dhe LDK-në, dy parti që ka kohë që po tentojnë të formojnë së bashku qeverinë e ardhshme.

Vendosja e këtij kushti në tavolinë të diskutimit nga LDK-ja ka bërë që për disa ditë të pezullohen takimet. /GazetaExpress/