Lutfi Haziri për Lumir Abdixhikun: Ka vepruar sipas statutit të LDK-së, dorëheqja e Bajramit qëndrim personal - Gazeta Express
string(107) "lutfi-haziri-per-lumir-abdixhikun-ka-vepruar-sipas-statutit-te-ldk-se-doreheqja-e-bajramit-qendrim-personal"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 23:23

Lutfi Haziri për Lumir Abdixhikun: Ka vepruar sipas statutit të LDK-së, dorëheqja e Bajramit qëndrim personal

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 23:23

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryetari i partisë ka vepruar në pajtim të plotë me statutin e partisë.

“Lumir Abdixhiku ka dhënë dorëheqje më 28 dhjetor. Statuti i LDK-së e njeh aktin e dorëheqjes si akt personal dhe Lumi në këtë rast e din çka ka bo. Ka dal e ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar në frymën e statutit të LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri në RTV Dukagjini.

Dorëheqjen e deputetes Hykmete Bajrami nga pozita e nënkryetares, Haziri e ka cilësuar si qëndrim personal të saj.

Haziri ka folur edhe për raportin e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Unë jam nënkryetar i LDK-së dhe kam qenë kundërkandidat i Lumir Abdixhikut. Rrjedhimisht unë s’kam votuar për Lumir Abdixhikun në atë Kuvend. Dallimi me vota s’ka qenë i madh, por ia kemi zgjatur dorën njëri-tjetrit dhe asnjëherë nuk i kemi shfaqur dallimet”, ka thënë Haziri ndër të tjera.

Advertisement
Advertisement
Advertisement