Lutfi Haziri për Kurtin: Bashkëpunimin po e merr si dobësi, jo si vlerë politike - Gazeta Express
string(78) "lutfi-haziri-per-kurtin-bashkepunimin-po-e-merr-si-dobesi-jo-si-vlere-politike"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:29

Lutfi Haziri për Kurtin: Bashkëpunimin po e merr si dobësi, jo si vlerë politike

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:29

Lutfi Haziri i LDK tha se fryma kushtetuese është ndërtu që partitë politike nuk njohin dhe se nuk mund të kenë fitore të mëdha dhe se është e detyrueshme me ndërtu bashkëpunim me një parti tjetër.

“Fryma kushtetuese, Republika e 17 shkurtit 2008 në Kosovë, Është ndërtu që partitë politike nuk njohin dhe nuk do të kenë mundësinë me pasë fitore të mëdha, pavarësisht rezultatit zgjedhor, quhet parti e parë fituese dhe është e detyrueshme me ndërtu bashkëpunim” tha Haziri në Kanal10.

Ai tutje shtoi se bashkëpunimi nuk është vetëm vullnet politik, por është frymë kushtetuese dhe pragmatizmi që kërkohet, është vlerë politike e nuk është dobësi. Por sipas Hazirit, Kurti po e merr si dobësi.

“Nuk është vetëm vullnet politik, bashkëpunimi është frymë kushtetuese dhe pragmatizmi që kërkohet, kompromisi që e quajmë ne në hapa të caktuar, është vlerë politike nuk është dobësi, Zoti Kurti po e merr si dobësi dhe frymën kushtetuese po e përkthen në kushtëzim”, tha Haziri.