Lutfi Haziri njofton për vdekjen e një gjilanasi nga COVID-19 - Gazeta Express
string(61) "lutfi-haziri-njofton-per-vdekjen-e-nje-gjilanasi-nga-covid-19"

Lutfi Haziri njofton për vdekjen e një gjilanasi nga COVID-19

Gazeta Express

17/10/2020 22:40

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një gjilanas i prekur me COVID-19 ka vdekur sot, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij, derisa ka thënë se ky duhet të jetë alarm për të gjithë.

Lexo Edhe:

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!”, ka shkruar Haziri./Express