Kandidati për kryetar i Skënderajt, Sami Lushtaku, sot ka zhvilluar takime me bizneset e vogla në Skënderaj.
Lushtaku ka shkruar se në secilin takim me qytetarët është dëshmi se besimi i tyre është forca më e madhe për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit të Komunës.
Postimi i plotë:
Sot zhvilluam takime të shumta me biznese të vogla që mbajnë gjallë ekonominë lokale, me mësimdhënës që formësojnë të tashmen dhe të ardhmen e brezave si dhe me pensionistë që me përvojën dhe sakrificat e tyre na frymëzojnë çdo ditë.
Çdo takim e çdo duarshtrëngim është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve është forca jonë më e madhe për të vazhduar rrugën drejt një Skenderaj më të zhvilluar e më të mirëqenë për të gjithë.