Lushtaku: Takimet tona me qytetarë ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për një Skenderaj më të zhvilluar - Gazeta Express
string(107) "lushtaku-takimet-tona-me-qytetare-ndihmojne-ne-percaktimin-e-prioriteteve-per-nje-skenderaj-me-te-zhvilluar"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 14:36

Lushtaku: Takimet tona me qytetarë ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për një Skenderaj më të zhvilluar

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 14:36

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, tha se në kuadër të agjendës ditore sot ka takuar qytetarë të lagjes 6 të qytetit, mësimdhënës nga shkolla të ndryshme si dhe pensionistë të kësaj komune.

“Bashkëbiseduam hapur me të gjithë, ku dëgjuam idetë dhe kërkesat për projekte të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Angazhimi dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në takimet tona ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për një Skenderaj më të zhvilluar e më pranë qytetarëve”.