string(109) "lushtaku-ska-reflektim-nga-shumica-e-pamjaftueshme-ne-kuvend-per-nderrim-kandidati-ne-kemi-qendrime-te-njejta"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:18

Lushtaku: S’ka reflektim nga shumica e pamjaftueshme në Kuvend për ndërrim kandidati, ne kemi qëndrime të njëjta

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:18

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se partia e tij s’ka ndërrim qëndrimi, ndërsa tha se po presin reflektime nga partia fituese.

“Po shihet qëartë që s’ka reflektim prapë nga shumica e pamjaftueshme në Kuvend për të ndryshuar kandidatin dhe për të ardhur deri te konstituimi dhe për të vazhduar trajtimin e problemeve të qytetarëve që çdo ditë e më shumë po grumbullohen e po bëhen më të vështira. Prandaj, derisa s’reflekton shumica sigurisht që ne kemi qëndrime të njëjta.

Lushtaku tha se janë të gatshëm për zgjedhje nëse është e vetmja zgjidhje për bllokadën aktuale.

“Ne gjithmonë jemi të gatshëm edhe për formën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, sigurisht që Kosova ka më shumë probleme sesa të shkojë në zgjedhje. Nëse kjo është zgjidhja sigurisht që ne nuk hezitojmë të shkojmë edhe në zgjedhje. Por, nuk duhet të jetë gjithmonë alternativa e vetme zgjedhje për të bërë një zgjidhje për vendin”.

Ndërkaq, për deklaratën e bashkëpartiakut të tij Nait Hasani se kjo do të jetë hera e fundit që vjen në seancë, Lushtaku tha se deputetët e kanë “mandatin e lirë”

“Kemi përgjegjësi edhe individuale. Secili deputet e ka mendimin e vet nëse vjen ose jo. Edhe për ne është e mundimshme  me ardhë edhe mos me pa një rezultat ndryshe apo me ardhë e më pa moskonstituimin e Kuvendit. Por, duhet të jemi prezentë për me pa mos po reflekton shumica e pamjaftueshme në Kuvend. Këtë aspekt ne si PDK jemi duke vazhduar me mbajt përjgegjësi në Kuvend duke kërkuar edhe reflektimin e VV-së”./Express/