Lushtaku: PDK s'do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentar - Gazeta Express
string(62) "lushtaku-pdk-sdo-te-marre-pjese-ne-votimin-per-kryeparlamentar"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2025 11:04

Lushtaku: PDK s’do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentar

Lajme

Gazeta Express

14/04/2025 11:04

Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Mërgim Lushtaku, pas regjistrimit si deputet, ka thënë se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentar.

“Nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës dhe sigurisht që zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i Republikës së Kosovës dhe me të besoj që do të krijohet stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend”, tha ai.

Ai u pyet nëse kanë diskutuar me parti tjera që të mos votohet kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë.

“Sigurisht që ne i bëjmë thirrje që të ketë një qëndrueshmëri në premtimet që kanë bë në lidhje me mos dhënien e mundësisë së Kurtit 3 në Kosovë. Sigurisht që në këtë pjesë do të shihet nesër se si do të veprojnë… Nuk ka asnjë dakordim konkret”, tha ai.

Lushtaku u pyet nëse do të lëshojnë pe nga posti i kryeministrit në rast se Kosova do të ketë një qeveri të opozitës.

“Besoj që e ka bo PDK të qartë se e ka pozitën që na ka besu qytetarit me mundësinë e dytë për formimin e qeverisë, andaj besojmë që ne qëndrojmë në premtime tona”, tha ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement