Lushtaku: Drenica po udhëhiqet nga grupe të interesit që s’kanë lidhje me futboll dhe që s’kanë as turp - Gazeta Express
string(100) "lushtaku-drenica-po-udhehiqet-nga-grupe-te-interesit-qe-skane-lidhje-me-futboll-dhe-qe-skane-as-turp"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2024 9:38

Lushtaku: Drenica po udhëhiqet nga grupe të interesit që s’kanë lidhje me futboll dhe që s’kanë as turp

Futboll

Gazeta Express

26/02/2024 9:38

Tahir Lushtaku ishte i ftuar mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7, ku prej temave të shumta që u diskutuan në studio, i dha disa fjalë edhe për klubin e futbollit Drenica.

Trajneri kosovar “e vajtoi” gjendjen aktuale të Kuqezinjve, të cilët ranë për herë të parë nga Superliga dhe po hasin në vështirësi për t’u rikthyer në ligën elitare duke garuar në Ligën e Parë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Lushtaku ka hedhur akuza dhe kritika ndaj drejtuesve aktualë të klubit, për të cilët thotë se nuk kanë lidhje me futboll dhe se po e fundosin këtë klub, i cili, sipas tij, është dashur të konkurronte për kreun e tabelës sivjet në Superligë.

Ish-trajneri i Drenicës thotë se njerëzit që e kanë “kapur” klubin nuk po iu lënë vend të futen në klub njerëzve adekuatë, të cilët do ta ringrisnin skuadrën.

“Nga Drenica nuk kam pritur më shumë pasi nuk ka njerëz aty në klub që mund të bëjnë më shumë sepse të gjithë ata njerëz që janë aty janë njerëz të grupeve të interesave. Janë njerëz që me gjithçka kanë lidhje, por vetëm me futboll dhe me klub s’kanë lidhje. Është për çudi, është e mjerueshme se si s’ju vjen turp atyre njerëzve me qenë në krye të këtij klubi që me të vërtetë e dinë të gjithë që Drenica ka qenë një skuadër…”

“Ne e dimë se si funksionojnë klubet nëpër qytetet e vogla, ato i drejtojnë njerëz me ndikim, kryesisht njerëz nga Komuna, të cilët i mbajnë këta njerëz nëpër klube. Është gabim. Këta njerëz atyre ju bëjnë atyre më së shumti dëm. Po, çka është më e rëndësishme, janë duke e dëmtuar klubin përditë dhe e kanë dëmtuar. Problemi kryesor është faktori njeri sepse Drenica nuk është dashur të jetë as këtu ku është. Sepse Drenica mendoj se për shkak të këtyre njerëzve ka rënë edhe nga liga.”

“Besoj që Drenica në këtë kampionat është dashur të ishte në garë me Dritën, Llapin dhe Prishtinën, një skuadër shumë konkurrente dhe jo të jetë në Ligën e Parë. Por, ja që po vendonin njerëzit e kafeve, që me të vërtetë janë për çdo kritikë, jo njerëz të sportit, jo njerëz që janë profesionistë për futboll, por kryesisht në kryesi janë disa doktorë. Është për keqardhje se si ata nuk kanë fije turpi për të qenë në krye të klubit, e shohin përditë që ky klub dëmtohet nga po ata njerëz dhe nga grupet e njerëzve të tyre, njerëzit që i mbështesin prapa ata.”

“Ne e dimë të gjithë se si funksionojnë klubet. E di që ka pasur njerëz, biznesmenë që kanë qenë të interesuar ta marrin klubin në dorë, të investojnë, ta organizojnë atë, dhe shumë shpejt besoj që ish kthy edhe në Superligë. Por, për shkak të interesave të ngushta të njerëzve të caktuar nuk ia kanë arritur dhe nuk ia kanë lejuar që ta marrë klubin dhe të vazhdojë.” /Gazeta Express/