Lushtaku dhe Jashari shtrëngojnë duart në ditën e fundit si kryetar - Gazeta Express
string(67) "lushtaku-dhe-jashari-shtrengojne-duart-ne-diten-e-fundit-si-kryetar"

Lushtaku dhe Jashari shtrëngojnë duart në ditën e fundit si kryetar

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 14:55

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe kryetari i deritanishëm i Skenderajt Bekim Jashari kanë shtrënguar duart sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës, shkruan Gazeta Express.

Raportet e Lushtakut e Jasharit kanë qenë jo të mira kohëve të fundit për shkak të luftës politike që u bë në Skenderaj muajve të fundit.

Lexo Edhe:

Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ceremonisë për pranim dorëzimin e detyrës, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Bekim Jashari për organizim, teksa tha se është i hapur për bashkëpunim.

“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”, ka shkruar Nura në “Facebook”. /Express/